domenica 12 luglio 2015

Engjelli im Gabriela

E mendoj pastaj si do jete kur te vish ti
Do jete nje nga ato ditet e zakonshme
Me diell apo me shi
Detaje te vogla,pa rendesi
do jete nje dite e mbushur me ty dhe
E tere bota do jete tjetersuar  
Ne ato pak sek qe do degjoj ardhjen tende
Me duket sikur eshte tani
Zemra me shkelmon sikur hapat e tua
‘’po vjen’’ do me thone.
E jeta ime do duket e bukur
E kush mbetet pastaj I duruar per pritjen tende
Ato syte e ty te vegjel
Qe e di qe do me qeshin sapo te me shohin
Do ta kuptosh qe do te te dua fort
Te dua kaq fort,edhe tani!
do jesh lumturia ime,
sikurse sa here te enderroj
do mbyllesh syte dhe do shtremberohesh lezetshem
do me buzeqeshesh prape
edhe do belbezosh pakuptueshem
edhe une me bileten gati gjithmone
do jem aty,
te qeshim te dy,

une dhe dhembet e tu te sapodale!

Nessun commento:

Posta un commento