mercoledì 30 settembre 2009

Rruga ime

Rruges se vetme nje hap se ndal
as per nje cast nuk dua ta le
edhe pse tek ajo une vetem jam
dhe ti sme jep me asgje

mendja sdi me ckerkon aty
kur zemra fort nis e dritheron
dikush tjeter fshihet ne rruge
dhe pluhuri prape e mbulon

frymemarrjet konfuze nis e pyesin
duke mos kuptuar asgje perreth
por shpirtin per rruge pafund e nxisin
dhe te tatepjetat nis e zbres

vrapin serish me duhet te kap
serish per te ty me mundim
atje-ketu duke hedhur nje hap
thua se bej ne rruge ndonje krim

por nuk vritet,jo,rruga ime
kokeshkemb si ty eshte ajo
edhe pse i mban te gjithe hipur shpine
duket se nga dashuria nuk ben dot pa to.