lunedì 8 giugno 2015

Kur dashuron një "Pikasò"

22/12/2014
14.43

Ti e shtremberon jeten time
E katandis aq keq sa nje dreq e merr vesh
Te gjitha ditet mi ben te shemtuara 
Mi zbardh e mi zverdh,
Pastaj mi nxin e i ben bloze rishtazi,
Tabloja ulerin si Munçi ne mur 
E une koken mbaj me duar tmerrit 
Nga u mpleks me ty talenti,
Ti,marrezia dhe Pikaso yt i pashoq
Ti e zhgarravit rendshem realitetin tim,
aq sa,
Edhe Pernatshmerite me ty,
jane si keto gjyslyke qe mbaj nga zori
I heq e i ve,
Po njesoj Me merren mendt! 

Nessun commento:

Posta un commento