martedì 16 settembre 2014

Mall per qyteterim!!


Edhe, kur je i sukseshem te duan te gjithe!
Kthehesh vetvetiu ne nje njeri te adhurueshem,
Nga te vegjel e te medhenj
A thua hena u gdhi ndryshe,
Se njerezit si kam marre ndonjehere vesh!!
E kujt tia dedikosh sukseshem pastaj
Pyetje ekzistenciale per jeten kjo
Njerezve te dashur qe aty ishin edhe me pare
Apo ziliqareve qe te mbushin me levdata
Aq sa te vjen per te vjell!
E veshtire kjo puna e sukseseve ne jete!
Tani te pershendesin e te urojne
Lloj e soj,
qe si ke pare ndonjehere,
Fiks ata qe kane pare shkarazi titrat ne lajme
Besoj,
Se per gazetat...
do me dukej se guxoj shume te hulumtoj
Pastaj,,llafi merr dhene ketu te ne.
nga dolen tere keta njerez,ku ishin,
gati po me vjen turp qe spo i njoh,
aq sa po me bezdiset vetja nga kaq familjaritet.
thua te jene keta ata
qe kur bluza qe vishja ishte e pahekurosur
se nga nxitimi edhe shkujdesja se vija re,
kur floket i kapja keq
se skisha kohe te merresha me to,
se isha mjaftueshme vone per gjithandej,
kur kepucet ishin pothuajse gjithmone te palara,
se sja vlente me pluhurin e balten qe ka ne qytet,
apo kur kisha rrathe te medhenj syve nga pagjumsia
keta,
keta ne rradhe te pare madje
e vinin re,
keta qe peshperisnin korridoreve kur me shihnin
ne kshu ditesh,
se helbete,njerez te mire e me namuz
sma thonin dot me ze te larte
sa mysybet qe dukesha...
edhe padyshim keta jane,
se kam pasur shume dite te tilla
do vazhdoj ti kem edhe tani
aaaaaa
po tani do tu dukem bukur!!!

#EM

Nessun commento:

Posta un commento